AktualitetBota+Të fundit

Ukraina do të kërkojë armëpushim

Ndërprerja e menjëhershme e zjarrit dhe tërheqja e trupave ruse, kjo është kërkesa e Kievit për delegacionin rus.

Por ka shumë skepticizëm për rezultatin e negociatave në Bjellorusi.

“Rusia është e interesuar të arrijë në një marrëveshje që është në interes të të dyja palëve në bisedimet me Ukrainën”, kështu tha negociatori rus, Vladimir Medinsky, ndërsa zyrtarët përgatiten të takohen pranë kufirit. Medinsky tha se bisedimet pritej të fillonin në orën 12:00 me orën lokale.

Ndërkohë, kryeqyteti ukrainas është i rrethuar nga trupat ruse, edhe pse “Moska po ngadalëson ofensivën”.

Rusët akuzojnë se “Kiev përdor civilët si mburoja njerëzore”.

Fraksion.com