Tetë shtete të BE-së bëjnë thirrje për bisedime të menjëhershme për anëtarësimin e Ukrainës
Tetë shtete të Bashkimit Evropian u bënë bashkë sot me një thirrje për bisedime të menjëhershme për anëtarësimin e Ukrainës në unionin e BE-së.
Presidentët e tetë vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore u bënë thirrje të hënën vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që t’i japin menjëherë Ukrainës statusin e kandidatit në BE dhe të hapin bisedimet e anëtarësimit, thuhet në një letër të hapur të publikuar sot.
“Ne, presidentët e shteteve anëtare të BE-së: Republika e Bullgarisë, Republika Çeke, Republika e Estonisë, Republika e Letonisë, Republika e Lituanisë, Republika e Polonisë, Republika Sllovake dhe Republika e Sllovenisë, me vendosmëri shprehim bindjen se Ukraina është një perspektivë e menjëhershme e anëtarësimit në BE”, thuhet në letër.
Udhëheqësit vunë në dukje se në këtë moment kritik, ata riafirmojnë solidaritetin e tyre të plotë me Ukrainën dhe popullin e saj.
Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ka thënë gjithashtu se kërkesa e Ukrainës është një “kërkesë legjitime”
Fraksion.com