Stoltenberg telefonon presidentin Zelensky: NATO po rrit mbështetjen me raketa dhe armë antitank për Ukrainën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleatët e NATO-s po e rrisin mbështetjen për Ukrainën, me raketa të mbrojtjes ajrore, me armë antitank, si dhe me ndihma humanitare dhe financiare.
Në një postim në Twitter, Numri 1 i NATO-s, Stoltenberg tha se ka biseduar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe se e ka përgëzuar atë për trimërinë e popullit dhe të forcave të armatosura të Ukrainës.
“Sapo fola me Presidentin @ZelenskyyUa dhe e përgëzova për trimërinë e popullit dhe forcave të armatosura të #Ukrainës. Aleatët e #NATO-s po rrisin mbështetjen me raketa të mbrojtjes ajrore, armë antitank, si dhe ndihma humanitare dhe financiare.”, shkroi Stoltenberg.
I just spoke with President @ZelenskyyUa & commended him for the bravery of the people & armed forces of #Ukraine. #NATO Allies are stepping up support with air-defence missiles, anti-tank weapons, as well as humanitarian & financial aid.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) February 28, 2022
Fraksion.com