Sherri në studio; Jerina Lalaj ikën nga emisioni i Alketa Vejsiut
Opinionistja Jerina Lalaj ikën nga emisioni “Love Story”.
Sherri me Robert Aliajn duket se i vuri “kapakun” gjithçkaje.
Jerina Lalaj nuk do të jetë më pjesë e Love Story, pasi pikërisht sot ajo deklaroi se do të tërhiqet dhe distancohet nga ky pozicion pas debatit që ndodhi javën e kaluar me kolegun Robert Aliaj.
Gjatë shpjegimit të saj pati dhe ndërhyrje nga ana e moderatores Alketa Vejsiu, e cila i kërkoi që ta mbyllinin të gjithë debatin me një kërkesë faljeje.
Megjithatë duket se e gjitha për Lalajn ishte e mirëmenduar, do të tërhiqej nga skena e “Love Story”.
Fraksion.com