AktualitetRajoniTë fundit

Rusia targeton Greqinë me armë bërthamore

Mbas vendimit të Greqisë për dërgimin e armëve në Ukrainë, Rusia e ka vendosur shënjestrimin e Greqisë me armë bërthamore.

Lajmi bëhet publik prej palës ruse, e cila ka vendosur Greqinë në listën e vendeve armike.

Vendimi i Rusisë për vënien në alarm të instalimeve bërthamore mbas vendimit të bashkimit europian dhe SHBA për embargo ekonomike dhe politike ndaj Rusisë, duket se ka vënë Rusinë nën presion të madh, ndaj dhe ky qëndrim  vlerësohet si lëvizje e dëshpëruar e këtij vendi.

Vlerësohet se shënjestrat ruse në Greqi janë baza e Sudës, kryeqyteti Athinë dhe baza amerikane e aleksandrupolit.

Ka qenë fillimisht Rusia  e cila nëpërmjet ambasadës së saj në Greqi ka kërcënuar Greqinë se do ta paguajë shtrenjtë dërgimin e armëve në Ukrainë. Këtë kërcënim, pala greke e ka konsideruar si të pa pranueshëm./tch

 

Fraksion.com