Rama takim me Johnson në Londër
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Londër një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.
Kryeministri Rama ka publikuar dhe një foto nga ky takim.
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Mbretërinë e Bashkuar, ku mori pjesë në punimet e samitit të BERZH-it për investimet në Ballkanin Perëndimor, që po mbahen në Londër.
Qëllimi i këtij Samiti është të evidentojë mundësitë për investime dhe biznes në Rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe të promovojë projekte rajonale dhe ndërkufitare.
Fraksion.com