“Pusho se nuk ke një burrë”, Jerina Lalaj: Distancohem nga dhuna! Sot, nata e fundit në program
Jerina Lalaj nuk do të jetë më pjesë e Love Story në tv Klan? Opinionistja deklaroi këtë të hënë se do të tërhiqet dhe distancohet nga ky pozicion pas debatit që ndodhi javën e kaluar me opinionistin tjetër Robert Aliaj.
Jerina Lalaj: Është varianti tjetër që distancohet nga dhuna si puna ime që për respekt të atyre zonjave, vajzave dhe grave që më kanë shkruar gjatë gjithë kësaj jave dhe që duan të distancohen nga një dhunë e tmerrshme verbale që në shumicën e rasteve përfundon në dhunë fizike. Kjo është shoqëria për fat ë keq edhe duke dhënë leksione për familjen edhe duke i prekur edhe ndoshta ato gra që nuk kanë pasur mundësinë ose fatin që të kenë fëmijë, por kjo nuk i intereson askujt. Duke qenë se unë në të gjithë misionin që kam pasur në këtë produksion ishte pikërisht integriteti dhe dinjiteti që s’e prek askush dhe që unë besoj që do dua t’ia kursej veshëve të mi një diskurs kaq të ulët.
Kështu që besoj se sot do të jetë nata e fundit që do të jemi bashkë. Kjo ishte në vijim të qëndrimit që ju si produksion keni mbajtur duke i dhënë hapësirën për t’u justifikuar dhe për të vazhduar në të njëjtën vijë të dhunës në të cilën bëri edhe të hënën e kaluar. Duke qenë se ky është produksioni juaj dhe ju zgjidhni me këtë të bashkëpunoni ashtu edhe unë kam të drejtën të tërhiqem sepse dua të distancohem nga ky pozicion. Dhuna është pusho dhe mos fol se ti nuk ke një burrë dhe meqë nuk ke një burrë nuk mund të flasësh.
Jerina Lalaj është opinioniste e Love Story-t që prej sezonit të parë.
Fraksion.com