AktualitetNATO/BETë fundit

Lufta: BE thërret në takim urgjent të gjithë ministrat e Mbrojtjes, Borrell: Koordinojmë ndihmën për ukrainasit

Bashkimi Evropian ka thirrur në një takim urgjent ministrat e Mbrojtjes të të gjitha vendeve anëtare, për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë. Ministrat e Mbrojtjes janë thirrur nga përfaqësuesi i BE për Çështjet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Joseph Borrell.

Në një postim të fundit, Borrell njofton se bisedimet me ministrat do të përqendrohen në “nevojën urgjente” dhe koordinimin e ndihmës së bllokut për ukrainasit.

Më herët, Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelenksy, bëri thirrje për anëtarësimin urgjent të Ukrainës në BE.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është përgjigjur, duke thënë se “ka mendime dhe ndjeshmëri të ndryshme brenda BE-së për zgjerimin”.

 

Fraksion.com