AktualitetBota+SportTë fundit

FIFA dhe UEFA në unison, përjashtojnë Rusinë dhe klubet e saj nga të gjitha kompeticionet sportive

FIFA ka vendosur të përjashtojë Rusinë nga Kupa e Botës. Ky vendim vjet një ditë pasi organi i qeverisë së futbollit është përballur me kritika të ashpra për njoftimin e dhënë, se Rusia do të lejohet të ulante ndeshjet kualifikuese të play-off kundër Polonisë, në fund të marsit, me kusht që skuadra të përdorë një emër tjetër, e ndeshja të luhej në një vend neutral.

Por pas presionit intensiv nga Polonia , Federata e Futbollit të së cilës ka deklaruar vazhdimisht qëllimin e saj për të bojkotuar ndeshjen, e cila u pasua me refuzim nga vende të Evropës për të luajtur kundër Rusisë, FIFA pritet të ndryshojë qëndrimin e saj dhe të pezullojë të gjitha ekipet ruse nga garat ndërkombëtare.

Ndryshimi i qëndrimit vjen gjithashtu pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar bëri rekomandime të hënën që përfshinin ndalimin e sportistëve dhe ekipeve ruse nga garat ndërkombëtare ndërsa pushtimi i Ukrainës vazhdonte. Kjo do të thotë se, siç janë gjërat, Rusia nuk do të garojë në Kampionatin Evropian të femrave këtë verë.
Federata Franceze e Futbollit iu bashkua thirrjeve për dëbimin e Rusisë. Dhe pas qëndrimit të dobët të FIFA-s të dielën, FA polake u shkroi të gjitha federatave të futbollit në Evropë duke kërkuar mbështetje.

“I bëjmë thirrje autoriteteve të FIFA-s që të reagojnë menjëherë ndaj dhunës brutale që ne vëzhgojmë çdo ditë në territorin e Ukrainës së pavarur”, thuhet në letër. “Nëse Politika e të Drejtave të Njeriut e FIFA-s është më shumë sesa fjalë në letër, tani është koha për ta vënë atë në praktikë duke përjashtuar Federatën Ruse të Futbollit nga kualifikimet për Kupën e Botës në Katar në vitin 2022. Ne bëjmë thirrje për solidaritet dhe mbështetje për pozicion”, thuhej në deklaratë.

 

Fraksion.com