AktualitetPolitikëTë fundit

Basha i bën thirrje OKB-së të bashkohet kundër luftës

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka bërë sot thirrje për të votuar rezolutën në OKB të propozuar nga Shqipëria dhe SHBA.

Basha u shpreh në një postim në Twitter se “sesioni emergjent i OKB-së, pas rezolutës së KS të OKB-së të propozuar nga Shqipëria dhe SHBA, është një mundësi për të demonstruar një qëndrim të unifikuar të OKB-së në mbështetje të paqes, pas unitetit të demonstruar nga shumë kombe, NATO dhe BE”.

“Lufta nuk është kurrë një opsion pasi sjell vdekje dhe shkatërrim. Gjithmonë ka vend për dialog, nuk është kurrë vonë. Ky është momenti për këdo që e ka marrë paqen si të mirëqenë, të bashkohet në unitet dhe të punojë me vendosmëri për paqen dhe sigurinë”, u shpreh Basha.

 

Fraksion.com