AktualitetRajoniTë fundit

Borrell: Kriza mund të përhapet në Moldavi, Gjeorgji dhe Ballkanin Perëndimor​

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha të dielën, më 27 shkurt se shtetet e BE-së janë të shqetësuara se kriza e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës mund të përhapet në vendet fqinje, duke përfshirë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ballkanin Perëndimor.

“Ne jemi të shqetësuar për atë që mund të ndodhë në rajon,” tha Borrell në një konferencë për media në Bruksel pas një takimi virtual të ministrave të jashtëm të BE-së mbi krizën që po mbizotëron në Ukrainë.

“Ne kemi frikë se Rusia nuk do të ndalet në Ukrainë dhe ndikimi rus mund të fillojë të funksionojë në vendet fqinje”, tha Borrell.

Si përgjigje ndaj krizës në Ukrainë, BE-ja për herë të parë në histori ka njoftuar se do të përdor fondet e saj për të ndihmuar ushtarakisht ukrainasit.

Në këtë iniciativë të BE-së përfshihen rreth 45 milionë euro që do të shërbejnë për pajisje ushtarake.

BE-ja tashmë i ka vendosur sanksione të ashpra Rusisë.

Rusia nisi pushtimin e Ukrainës me 24 shkurt.

Që nga ajo ditë janë duke u zhvilluar luftime të ashpra.

Të dielën është paralajmëruar se do të zhvillohet një takim në mes të një delegacioni ukrainas dhe një delegacioni rus, por ende ka shumë paqartësi rreth këtij takimi./rel

 

Fraksion.com