AktualitetNATO/BETë fundit

BE i jep një tjetër goditje oligarkëve rusë

Aleatët perëndimorë do të kufizojnë gjithashtu aftësinë e rusëve të pasur për të blerë shtetësi në vende të tjera.

“Ne angazhohemi të veprojmë kundër njerëzve dhe subjekteve që lehtësojnë luftën në Ukrainë dhe aktivitetet e dëmshme të qeverisë ruse”, thuhet në deklaratë.

“Në mënyrë të veçantë, ne angazhohemi të marrim masa për të kufizuar shitjen e shtetësisë – të ashtuquajturat pasaporta të arta – që lejojnë rusët e pasur të lidhur me qeverinë ruse të bëhen qytetarë të vendeve tona dhe të kenë akses në sistemet tona financiare.”

Më herët Presidentja e Komisionit Evropian, Urula Von der Leyen, në një komunikim për mediat ka thënë se në koordinim me SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Italinë, Gjermaninë dhe Kanadanë, do t’i propozojnë udhëheqësve të BE, vendosjen e masave shtesë ndaj Rusisë, në përgjigje të pushtimit të Ukrainës.

Ajo tha se do të bëjnë gjithçka për të gjymtuar aftësinë e Putinit, në financimin e makinerisë së tij të luftës.

“Në Koordinim me SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Italinë, Gjermainë dhe Kanadanë do t’u propozoj masa të reja udhëheqësve të BE-së për të forcuar përgjigjen tonë ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe për të gjymtuar aftësinë e Putinit për të financuar makinerinë e tij të luftës”, thotë Von der Leyen.

 

Fraksion.com