Zelensky: Turqia ndaloi anijet ushtarake ruse të hyjnë në Detin e Zi në Ukrainë
Presidenti Zelensky ka thënë se Turqia, e cila kontrollon hyrjen në Detin e Zi nëpërmjet Ngushticës së Bosforit, i ka ndaluar anijet ushtarake ruse të hyjnë në Detin e Zi.
Përmes një postimi në Twitter, Zelensky falenderon presidentin turk Erdogan dhe popullin turk për mbështetjen ushtarake dhe humanitare.
I thank my friend Mr. President of 🇹🇷 @RTErdogan and the people of 🇹🇷 for their strong support. The ban on the passage of 🇷🇺 warships to the Black Sea and significant military and humanitarian support for 🇺🇦 are extremely important today. The people of 🇺🇦 will never forget that!
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 26, 2022
“Falenderoj mikun tim Presidentin e Turqisë, Erdogan dhe popullin e Turqisë për mbështetjen e fortë. Ndalimi i kalimit të luftanijeve në Detin e Zi dhe mbështetja e konsiderueshme ushtarake dhe humanitare për Ukrainën janë jashtëzakonisht të rëndësishme sot. Njerëzit e Ukrainës nuk do ta harrojnë kurrë këtë”, shkroi Zelenski në Twitter.
Fraksion.com