Vriten 10 shtetas grekë nga sulmet ajrore në Ukrainë
Dhjetë shtetas grekë kanë humbur jetën të shtunën në tre sulme luftarake të njëpasnjëshme që ndodhen në Sartana, në Ukrainën lindore, raporton noa.al duke cituar agjencinë greke të lajmeve. Disa të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ministria e Jashtme njoftoi se sulmet ajrore kundër civilëve po vazhdojnë në fshatin Sartana dhe ato çuan në vdekjen e 10 grekëve, duke shtuar se këto janë akte kriminale të papranueshme.
“I bëjmë thirrje Federatës Ruse që të ndërpresë menjëherë sulmet ajrore dhe çdo veprim kundër civilëve”, tha MPJ greke.
Ambasada ruse në Greqi duke reaguar për vdekjet dhe plagosjet e grekëve etnikë në rajonin e Donbasit, deklaroi se Forcat Ajrore Ruse nuk operuan në zonë.
“Vëmë re se ushtria ukrainase dhe batalionet nacionaliste neo-naziste, të cilat njihen prej shumë vitesh për goditje deri dhe me armë të rënda ndaj civilëve, janë përgjegjës për këto sulme.
Ne paralajmërojmë se regjimi i Kievit ka të ngjarë të përdorë grekët, si dhe komunitetet e tjera etnike që jetojnë në Ukrainë, pikërisht për të provokuar dhe fryrë reagimin anti-rus nga jashtë.”
Fraksion.com