KPM-ja kërkon ndalimin e transmetimit të televizioneve ruse në Kosovë
Komisioni i Pavarur i Mediave i Kosovës, ka njoftuar të shtunën, më 26 shkurt, se ka vendosur për largimin e përkohshëm nga transmetimi të të gjitha kanaleve me origjinë nga Federata Ruse.
Radio Evropa e Lirë kupton se në mesin të këtyre kanaleve janë Russia Today (RT), Russia 24, Planeta RTR.
Ky vendim vlen për të gjithë operatorët, përfshirë ata që operojnë në mjedise me shumicë serbe e te cilët transmetojnë disa nga këto kanale ruse.
“Me qëllim të parandalimit të propagandës dhe mbrojtjes së sigurisë publike në Republikën e Kosovës, Komisioni i Pavarur i Mediave ka marrë vendim të urdhërojë të gjithë operatorët e shpërndarjes që përkohësisht t’i largojnë nga transmetimi kanalet me origjinë nga Federata Ruse”, thuhet në vendimin KPM-së.
KMP-ja mes tjerash thotë se vendimi nuk ka për qëllim pengimin dhe cenimin e lirisë së fjalës dhe lirisë së medias porse ka për qëllim ruajtjen e sigurisë publike./REL
Fraksion.com