AktualitetNATO/BETë fundit

Holanda gati t’i cojë armatime Ukrainës, formohet batalioni i NATO-s në Sllovaki

Holanda ka premtuar se do të dërgojë mbështetje ushtarake shtesë në Ukrainë.

Dërgesa përfshin 200 raketa Stinger dhe 50 armë antitank Panzerfaust-3 me 400 raketa.

Ministrja e Mbrojtjes Kasja Ollongren thotë se ata po shikojnë gjithashtu, në bashkëpunim me Gjermaninë, mundësinë e furnizimit me raketa Patriot për një grup beteje të NATO-s që po formohet në Sllovaki.

Stingers mund të vendosen kundër avionëve dhe helikopterëve me një distancë deri në 5 km.

Ushtria holandeze posedon dy lloje – një raketë portative që gjuhet nga supi dhe një që mund të montohet në një automjet të blinduar.

Parlamenti i Holandës tashmë ka rënë dakord të sigurojë jelekë balistikë, helmeta luftarake, pushkë snajper, municione dhe sisteme të zbulimit të minave.

Disa nga ato artikuj mësohet se janë dërguar sot në mëngjes.

 

Fraksion.com