Sulmi rus në Ukrainë, Rama paralajmëron konferencë pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s
NATO do të mbajë sot Samitin e Jashtëzakonshëm për sulmin rus ndaj Ukrainës.
Kryeministri Edi Rama informoi se në përfundim të Samitit do të zhvillohet një konferencë e jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes.
“Pas Samitit të Jashtëzakonshëm të NATO-s që do të mbahet gjatë ditës, do të zhvillojmë një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orët e mbrëmjes, në varësi të përfundimit të Samitit”, tha Rama.
Ndërkohë, Shqipëria dhe SHBA paraqesin sot një rezolutë të posaçme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, me elementë të nevojshëm për të dënuar në mënyrë të qartë dhe të prerë agresionin rus në Ukrainë.
Fraksion.com