AktualitetBota+RajoniTë fundit

Serbia dhe Bjellorusia, dy shtetet e vetme në Evropë që nuk dënuan agresionin rus në Ukrainë

Vjen një moment në historinë e një shteti ku shfaqet qartë se cili je në të vërtetë. Mirë Bjellorusia dihej botërisht, por qëndrimi i Serbisë duket se ka zhgënjyer mjaft kancelari perëndimore, përfshi SHBA.

Serbia dhe Bjellorusia janë të vetmet vende në kontinetin europian që nuk kanë dënuar publikisht sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Të gjitha shtetet e tjera të Europës kanë dënuar me nota të ashpra ofensivën ruse ndaj fqinjit ukrainas.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ende nuk ka dhënë qëndrimin e tij lidhur me sjelljen e aleatit të tij të madh presidentit rus Vladimir Putin. Nga ana tjetër, presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka thënë se duhet të vendoset sistem me raketa me rreze deri në Berlin në mënyrë që të mos lejohet BE dhe NATO të kërcënojnë Bjellorusinë dhe Rusinë.

Sot, presidenti rus Putin pranoi të bisedojë me homologun ukrainas Volodimir Zelenski. Nga ana tjetër, raportimet e huaja shtojnë se forcat ruse po afrohen me shpejtësi drejt Kievit dhe pritet ta marrin nën kontroll brenda pak kohësh. SHBA pretendon se Rusia ka në plan të kapë të gjithë liderët e Ukrainës dhe t’i detyrojë të firmosin kapitullimin ndaj Moskës. Më pas, Uashingtoni këmbëngul se Putin do të instalojë një regjim kukull në Kiev. Ekspertët i druhen faktit se edhe Serbia mund të ketë të njëjtat synime si Rusia.

 

Fraksion.com