AktualitetBota+Të fundit

Rusia përjashtohet nga Këshilli i Evropës. Ukraina: Duam armë, jo fjalë, po vepra

Rusia u përjashtua nga Këshilli i Evropës. Por ky veprim nuk ka asnjë rëndësi pë ukrainasit që shprehen se duan vepra, jo fjalë.

Pjesa më e madhe e forcave ruse që përparojnë në kryeqytetin e Ukrainës Kiev janë më shumë se 50 km nga qendra e qytetit. Sipas Ministria së Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar automjetet e blinduara ruse kanë hapur një rrugë të re përparimi drejt kryeqytetit, pasi nuk kanë qenë të suksesshme në kapjen e Chernihiv, një qytet në veri të Ukrainës.

Nga ana tjetër, Ministria e Jashtme e Ukrainës ka kërkuar që të tregohet solidaritet duke vendosur më shumë sanksione ndaj Rusisë dhe duke ndërprerë marrëdhëniet me Moskën. Ukraina gjithashtu kërkon armë.

“Ukraina nuk do të dorëzohet! Ne po luftojmë për liri. Tregoni solidaritet, të dashur miq. Jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. E ardhmja dhe siguria e Evropës po përcaktohet në Ukrainë. Nëse nuk ka përgjigje të fortë ndaj agresionit rus tani, kërcënimi do të përshkallëzohet më tej,”- shkruhet në status.

 

Fraksion.com