Rusia kërcënon me luftë edhe 2 shtetet e mëdha Evropiane: Do kenë pasoja të rënda nëse…
Rusia ka kërcënuar me lufte edhe 2 shtete të tjera Evropiane, Finlandën dhe Suedinë.
Sipas BBC, zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse ka paralajmëruar se pranimi i Finlandës ose Suedisë në aleancën e mbrojtjes NATO do të shkaktonte një përgjigje serioze nga Moska.
Gjatë një konference për shtyp në Moskë, Maria Zakharova kërcënoi nëse ndonjë nga 2 vendet do të kërkonte të bashkohej me aleancën e sigurisë, “do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike që do të kërkonin që vendi ynë të ndërmarrë hapa reciprokë“, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve.
Fraksion.com