AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Angazhim në samitin e NATO-s për pritjen e njerëzve që largohen nga Ukraina

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot në një konferencë shtypi në përfundim të samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s për Ukrainën, se Shqipëria ka treguar angazhim për të pritur ukrainasit që largohen nga lufta.

“U angazhuam në samitin e NATO-s, dhe për hir të së vërtetës këtë herë e kanë bërë edhe shumë vende të tjera, ndryshe nga afganët, që i lanë rrugëve megjithëse ata ishin prej vitesh në krah të gjithë forcave të NATO-s atje, për të mikpritur dhe mirëpritur njerëzit, familjarët, që largohen apo do të largohen nga Ukraina”, u shpreh Rama.

“Kjo është e natyrshme që ta themi, se kjo është historia jonë, kjo jemi ne. Kjo është pasuria që kemi detyrë t’ua trashëgojmë fëmijëve tanë”, tha Rama.

“Por, në këtë situatë dhe në këtë konflikt çështja e këtyre njerëzve do të jetë në vëmendje të shumë vendeve dhe të gjithë vendet e krahut lindor janë shprehur hapur për këtë gjë”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se zgjodhi ta ndante këtë informacion për të shmangur spekulimet, siç ndodhi me numrat për refugjatët afganë.

 

Fraksion.com