Pas UEFA-s, edhe Formula 1 i bën “gol” Rusisë
Jo vetëm sanksione ekonomike, por edhe bota e sportit po bashkohet kundër Rusisë, pas sulmeve që kjo e fundit ka ndërmarrë kundër Ukrainës. E para që doli kundër Rusisë ishte UEFA që i hoqi finalen e Champions League duke e spostuar në Paris.
Me të njëjtin “motivacion”, edhe Formula 1 i bën “bllok” Rusisë, duke hequr nga harta çmimin e madh të Sochi. Ky vendim është konfirmuar zyrtarisht nga FIA:
“Kampionati Botëror i Formula 1 viziton të gjithë botën me një vizion pozitiv që bashkon popujt dhe kombet. Po ndjekim me trishtim atë që po ndodh në Ukrainë dhe shpresojmë që të gjendet një zgjidhje e shpejtë. Formula 1 doli me një vendim për të anuluar çmimin e madh të Rusisë pasi në kushte të tilla është e pamundur”, lexohet ndër të tjera në komunikatën për shtyp të FIA. Çmimi i madh i Sochi ishte në program për tu zhvilluar më 25 shtator.
Fraksion.com