AktualitetEkonomiTë fundit

Ibrahimaj për situatën në Ukrainë: Po analizojmë çdo efekt që mund të ndikojë ekonominë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj shpreh keqardhje për atë që po ndodh mes Rusisë dhe Ukrainës, teksa bën të ditur se “MFE-së, po analizon çdo efekt negativ që mund të impaktojë ekonominë shqiptare”.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë po ndjek çdo zhvillim që ka ndikim në ekonominë globale nga ngjarjet e ditëve të fundit”, tha Ibrahimaj.

Ministrja theksoi se, “po analizojmë çdo efekt negativ që mund të impaktojë ekonominë shqiptare, me qëllim minimizimin e tyre dhe shmangien e çdo rasti emergjent, që mund të reflektohet edhe nga përshkallëzimi apo vendosja e sanksioneve të mundshme”.

Ibrahimaj vuri në dukje se angazhimin dhe koordinim e vazhdueshëm me të gjitha institucionet vendase dhe të huaja për të përballuar çdo situatë.

 

Fraksion.com