BE pritet të ngrijë asetet evropiane të Putinit dhe Lavrovit
Për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, BE, sipas disa informacioneve, ka shtuar në listën e sanksioneve edhe presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov.
Kjo do të thotë se pasuritë e dy politikanëve të pranishëm në BE do të bllokohen.
Veç kësaj ata nuk mund të udhëtojnë më në BE.
Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg tha se BE do të vendosë sanksione kundër Putinit dhe Lavrovit.
Schallenberg shtoi se BE nuk do të vendosë ndalim udhëtimi për Putinin dhe Lavrovin në BE, në mënyrë që të negociojë me ta.
Edhe ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn pret që të arrihet sot një marrëveshje mbi ngrirjen e pasurive të Presidentit Putin dhe ministrit të Jashtëm Lavrov.
Fraksion.com