AktualitetBota+Të fundit

Ukraina: Janë vrarë 50 elementë rusë dhe janë goditur 7 avionë

Ukraina ka njoftuar se janë vrarë 50 elementë rusë, janë rrëzuar shtatë avionë dhe janë shkatërruar 4 tanke.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës në një njoftim njoftoi se “janë vrarë 50 pushtues rusë, janë goditur 7 avionë dhe janë shkatërruar 4 tanke”.

– Rrëzohen 2 helikopterë rusë në rajonin e Kievit

Forcat e Armatosura të Ukrainës njoftuan se 2 helikopterë rusë u rrëzuan në qytetin Hostomel në rajonin e Kievit.

Në një deklaratë të Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës thuhet gjithashtu se një avion ushtarak ukrainas u rrëzua pranë qytetit Yukivtsi në rajonin e Kievit dhe se 5 persona humbën jetën.

– Ukraina zë rob dy ushtarë rusë

Sipas informacioneve të ambasadës ukrainase në Turqi, 2 ushtarë rusë u kapën duke përdorur armë në zonën pranë kryeqytetit Kiev.

Fotografitë e ushtarëve të kapur dhe armët e sekuestruara u shpërndanë në mediat sociale.

– Pretendohet se Ukraina ka sulmuar 2 anije ruse mallrash në Detin Azov

Në një deklaratë nga shërbimi për media i Kontrollit Kufitar të Territorit të Krasnodarit të Shërbimit Federal të Sigurisë Ruse, pretendohet se nga Mariupol i Ukrainës është kryer një sulm me raketa ndaj dy anijeve civile të mallrave në Detin Azov.

“Më 24 shkurt 2022 në orën 11:00 anijet ruse të mallrave civile ‘SGV-Flot’ dhe ‘Serafim Sarovsky’ në ujërat e Detit Azov u sulmuan me raketa nga qyteti i Mariupol nga Forcat e Armatosura të Ukrainës. Si pasojë e sulmit është dëmtuar anija e mallrave me naftë ‘SGV-Flot’ dhe në anije ka rënë zjarr. Një nga anëtarët e ekipit u plagos rëndë”, thuhet në deklaratë.

Mësohet se zjarri në anije është shuar ndërsa dy anijet e mallrave kanë vazhduar të lëvizin ndërsa në vendngjarje janë nisur edhe anijet patrulluese për të evakuuar personin e plagosur të ekuipazhit.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në orët e mëngjesit njoftoi se kanë filluar operacion special ushtarak ndaj rajonit Donbas në lindje të Ukrainës.

Ndërsa Ministria e Mbrojtjes së Rusisë njoftoi se sistemet e mbrojtjes ajrore, aeroportet ushtarake dhe forcat ajrore në Ukrainë janë neutralizuar “me armë me precizitet të lartë”./AA

 

Fraksion.com