Sulmi ndaj Ukrainës; Meta mbledh me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare
Pas sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj Ukrainës, presidenti Ilir Meta ka njoftuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Lajmi është konfirmuar nga këshilltari i kreut të shtetit, Tedi Blushi, i cili bën të ditur se mbledhja do të nisë në orën 17:30.
Këshilli i Sigurisë përbëhet nga 14 anëtarë dhe kryesohet nga presidenti i vendit.
Anëtarët e tjerë të tij janë kryetari i Kuvendit, kryeministri, 7 ministra: i Mbrojtjes, Drejtësisë, Brendshëm, Financave, Transportit, Punëve të Jashtme.
Fraksion.com