Rusia synon të ‘presë kokën’ e qeveris të Ukrainës
Pushtimi rus i Ukrainës ka për qëllim marrjen e kryeqytetit Kiev dhe heqjen e udhëheqjes së vendit, me trupat që përparojnë në tre fronte të mbështetura nga bombardimet ajrore, tha të enjten një zyrtar i mbrojtjes amerikane.
Ushtria ruse filloi sulmin e saj me rreth 100 lëshime raketash në dy orët e para, kryesisht duke synuar objektet e infrastrukturës ushtarake, si dhe fluturime nga 75 bombardues të rëndë dhe të mesëm, tha zyrtari.
Fraksion.com