AktualitetPolitikëTë fundit

Rama dënon sulmin ndaj Ukrainës: Bashkohemi me NATO-n dhe aleatët e BE-së

Kryeministri Edi Rama dënoi sot  sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës, duke theksuar se “Shqipëria bashkohet me NATO-n dhe aleatët e Bashkimit Evropian”.

Në një reagim Rama shprehet se mendimet e Shqipërisë janë me popullin ukrainas.

“Ne bashkohemi me NATO-n dhe aleatët e BE-së në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas”, thekson kryeministri Rama.

Raketa ruse goditën mëngjesin e sotëm disa objekte ushtarake në qytetet Kiev, Kharkiv dhe Dnipro, ndërkohë që një njësi ruse zbarkoi në Odesa dhe trupat ruse kaluan kufirin pranë Kharkiv.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com