AktualitetPolitikëTë fundit

“Nuk do ta përmend kurrë Lulin kur të jetë në burg”; Basha i përgjigjet kryeministrit: Në burg do shkoj për t’i çuar cigare Ramës

Kreu i PD Lulzim Basha, foli për komentin e kryeministrit Edi Rama gjatë seancës së djeshme në Komisionin Hetimor i cili u shpreh se nëse Basha shkon në burg, nuk do ta përmendë kurrë.

Basha theksoi se nuk preferon të ulet në të njëjtin nivel, duke shtuar se në burg mundë shkojë për t’i çuar kryeministrit cigare.

“ Kur të shkojë Luli atje nuk do ta përmend”, tha Rama në Komisionin Hetimor.

Basha: Nuk kam ndërmend të bie në nivelin e Ramës se ndryshe mund t’i thoja se në burg mund të shkoj për t’i çuar cigare. Rama për 10 orë u përpoq t’ja hidhte me batuta, por kjo mund të kalojë me batuta.

 

Fraksion.com