AktualitetBota+Të fundit

Macron flet me Putinin, i kërkon ndalimin e menjëhershëm të pushtimit

Vladimir Putin ka folur në telefon me presidentin francez Emanuel Macron dhe i ka dhënë atij një shpjegim “SHTERËZUES” TË ARSYEVE PËR VEPRIMET Ushtarake të Rusisë në UKRAINË, tha Kremlini.

Macron kërkoi thirrjen në telefon dhe ata ranë dakord të qëndronin në kontakt, shtoi Kremlini.

Macron thotë se ai kërkoi që Putini të ndalonte operacionet ushtarake.

Por rrëfimi i ndihmësve të Macron ishte në kontrast me atë të dhënë nga Kremlini, i cili tha vetëm se të dy udhëheqësit kishin një “shkëmbim serioz dhe të sinqertë të pikëpamjeve” për Ukrainën.

Kremlini tha se Putini i dha një shpjegim “shterrues” Macron-it për arsyet që ai urdhëroi forcat e tij në fqinjin e tij properëndimor.

Macron është shfaqur si njeriu kryesor i Perëndimit për të folur me Putinin, duke mbajtur të hapur një kanal dialogu me shpresën për të vënë në jetë diplomacinë.

Presidenti francez është përpjekur të shmangë një pushtim rus në javët e fundit, duke përfshirë edhe mbajtjen e bisedimeve me Putinin në Kremlin.

 

Fraksion.com