Lufta në Ukrainë, UEFA thërret mbledhje të jashtëzakonshme! Finalja e Champions League ndryshon destinacion
Nisja e luftës në Ukrainë nga Rusia ka vënë në lëvizje të gjithë të gjithë botën dhe përjashtim nuk bën as industria e sportit, pasi është po ashtu e prekur.
Për këtë arsye presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin ka thërritur në mbledhje urgjente që do të mbahet nesër në orën 10:00. Tema e diskutimit mbi të gjitha do të jetë organizimi i finales së Champions League, i programuar më 28 maj në Shën Petersburg, por që sipas të gjitha gjasave do ndryshoë. Ndër temat e tjera do jetë edhe ajo e kombëtares së Rusisë, që mund të përjashtohet nga garat ndërkombëtare.
Sakaq sipas ‘Associated Press’ vendimi për finalen e Champions tashmë është marrë. Edhe pse mbledhja e jashtëzakonshme e UEFA-s do të mbahet nesër ky burim thotë se është vendosur që nuk do zhvillohet në Rusi.
Fraksion.com