AktualitetBota+NATO/BETë fundit

Gjermania thërret Samit të jashtëzakonshëm të NATO-s

Gjermania bëri thirrje sot për një samit të jashtëzakonshëm të NATO-s, ku do të diskutohet për përgjigjen ndaj ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz në një konferencë për media në Berlin deklaroi se sulmi i Rusisë ishte një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar dhe se Gjermania do të koordinojë reagimin e saj me partnerët evropianë dhe aleatët e NATO-s.

“Së bashku me presidentin francez (Emmanuel Macron) dëshiroj të ftoj një takim të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s për të diskutuar situatën”, tha ai duke shtuar se “agresioni i Rusisë është një sulm ndaj rendit evropian të sigurisë”.

Scholz u tha gazetarëve se ai do të udhëtonte në Bruksel më vonë gjatë ditës për t’u bashkuar me liderët e BE-së, ku do të diskutohen zhvillimet e fundit dhe miratimin e sanksioneve shtesë.

“Qëllimi i sanksioneve tona është t’ia bëjmë të qartë udhëheqjes ruse se do të paguajë një çmim të lartë për këtë agresion”, tha ai.

Scholz kritikoi ashpër presidentin rus Vladimir Putin dhe tha se asgjë nuk mund të justifikojë bombardimin e qytetarëve ukrainas, i cili rrezikon jetë të panumërta të pafajshëm.

“Putini bëri një gabim të tmerrshëm me fillimin e kësaj lufte”, tha kancelari gjerman./aa

 

Fraksion.com