AktualitetBota+Të fundit

Balla: Në komisionin për impiantet e mbetjeve ra akuza për 430 milionë euro

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se në Komisionin Hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane ra akuza për 430 milionë euro.

Në fjalën e tij në Kuvend, Balla u shpreh se “Komisioni hetimor tashmë ka një detyrë, atë të përgatitjes së një raporti. Është si ato vendimmarrjet e gjykatave që pasi tërhiqen të marrin vendimin, është në dinjitetin e gjithkujt që është investuar në këtë proces, tani të presim Komisionin Hetimor që të përgatisë raportin”.

Natyrshëm nesër përmbyllen hetimet dhe do të kenë dhe atë afatin 10-ditor që përcakton ligji dhe rregullorja për ta paraqitur raportin.

“Kështu që në këtë këndvështrim një gjë është e qartë si drita e diellit, ju paskeni pasur hallin se si do të jetë buxheti i bashkive respektive në vitin 2047 dhe keni pasur hallin të paraprini se si do të menaxhohet buxheti i bashkisë Tiranë, apo i bashkive të tjera në vitin 2047. Ju falënderojmë që mendoni që ne do të jemi përsëri në pushtet në vitin 2047. Kjo është diçka që nuk na kishte shkuar ndërmend, por e vërteta e 430 milionëshit, besoj se të gjithë kemi rënë dakord, që ra. Mbrëmë ratë nga 430 në 100 milionë, në deklarimin e fundit që bëri përfaqësuesja juaj, por nëse do shkojmë qindarkë më qindarkë, të jeni të sigurt se asgjë prej gjithë atij mashtrimi të madh që u ngrit, besoj që nuk do qëndrojë në fund”, u shpreh Balla.

“Besoj që biem të gjithë dakord, tashmë Komisioni të shkojë të hartojë raportin”, theksoi Balla.

 

Fraksion.com