AktualitetBota+Të fundit

Tikhanovskaya: Pavarësia e Bjellorusisë “Nën kërcënim” nga trupat ruse

Prania e dhjetëra mijëra trupave ruse brenda Bjellorusisë, për të cilat Perëndimi ka frikë se mund të përdoren për të pushtuar Ukrainën, përfaqëson një kërcënim për pavarësinë e Bjellorusisë, tha të mërkurën, 23 shkurt, liderija e opozitës në mërgim të vendit, Svetlana Tikhanovskaya.

Tikhanovskaya, për të cilën Perëndimi beson se ishte fituesja e vërtetë e zgjedhjeve presidenciale të gushtit 2020 që mbajtën në pushtet liderin autokratik Alexander Lukashenko, i tha AFP se vendi i saj tani duhet të luftojë “për pavarësinë tonë”, si dhe “kundër diktaturës”.

Ajo shprehu gjithashtu frikën që një referendum në Bjellorusi këtë fundjavë mund t’i japë Lukashenkos mjetet ligjore për të vendosur armët bërthamore ruse në vend.

 

Fraksion.com