SHBA thotë se forca ruse është “afër 100%” për pushtimin e Ukrainës
Shtetet e Bashkuara thanë të mërkurën, më 23 shkurt, se presidenti rus Vladimir Putin është “i gatshëm ” për një pushtim të plotë të Ukrainës, me gati 100 për qind të forcave të nevojshme ushtarake tashmë të vendosura.
“Ne vlerësojmë sot se ai është afër 100 për qind me të gjitha forcat që ne parashikuam se do të lëvizte. Ai është afër 100 për qind,” u tha gazetarëve një zyrtar anonim i mbrojtjes amerikane.
Zyrtari tha se 80 për qind e mbi 150,000 forcave ruse përgjatë kufirit me Ukrainën janë tani “në pozicione që ne do t’i konsideronim si të gatshme për sulm”, tha zyrtari, duke shtuar se ato ndodhen në një distancë prej 5 deri në 50 kilometrash nga kufiri. Zyrtari amerikan, që foli në kushte anonimiteti, shtoi se “ne ende nuk mund të konfirmojmë njoftimet se forcat ruse janë zhvendosur në Donbas, rajonin e Ukrainës lindore të kontrolluar nga seperatistët pro-rusë.
“Ne ende nuk mund të konfirmojmë se forcat ushtarake ruse kanë lëvizur në zonat e Donbasit”, tha zyrtari i mbrojtjes./AFP
Fraksion.com