Pas 10 orësh, dëshmia e Ramës në Komisionin Hetimor për Inceneratorët mbyllet me debate të forta me Tabakun: Ju jeni një turp i madh aritmetik
Pas 10 orësh, është mbyllur dëshmia e kryeministrit Edi Rama në Komisionin hetimor për Inceneratorët. Kjo dëshmi u mbyll me debate të ashpra mes Ramës dhe kryetares së Komisionit, Jorida Tabakut.
Debati:
Rama: 30.6 mln dhe 24.7 sipas aritmetikës sime bëjnë 55.3 mln që janë investimet nga buxheti i shtetit për impiantin e Elbasanit dhe për impiantin e Fierit. janë investime të atyre fabrikave atje dhe që i merr bashkia. Koncesioni i Tiranës është investim i privatit dhe paguhet për ton çdo njësi që çon mbetjet atje, 29 euro për ton, më e lira në europë. Deri tani janë paguar 36.2 mln. Kalkulimi nuk është 100 mln por 86.9, totali i parave të shpenzuara për këto. ka patu shkelje a korrupsion, këto janë çështje të SPAK, kush i ka bërë të shkojë atje ku ka vendin, skam punë unë. Si është e mundur që angazhimin prej 360.6 mln që ka marrë shteti shqiptar deri në vitin 247 për të vazhduar të bëjë këto pagesa që Tirana, Kavaja, Shijaku, Durrësi, Kamza, Kruja e Vora të çojë plehra atje, ju e quani vjhedhje shekullit. Si mundet ju me çfarë logjike me çfarë teorie e konsideroni angazhimin deri në 2047 një vjedhje 430 mln dhe jua keni bërë shqiptarëve sikur u jan ëmarrë atyre nga kopshte e çerdhet në një kohë kur këto nuk janë para që nuk i janë marrë askujt dhe janë angazhim deri në 2047. Si ka mundësi që një person si ju të angazhohet në këtë lemeri? Nga dalin 430 mln?
Tabaku: Ju po thoni që PD dhe unë qenkemi kaq të zotë e paske super propagandë dhe i kemi mbush mendjen shqiptarëve. Sot nuk ka shqiptar që nuk e beson që veç të sotmesh ke koncensionuar të ardhmen
Rama: Koncensionimi i të ardhmes është temë tjetër
Tabaku: Tre kontrata koncensionare i janë dhënë 3 personave në kërkim, para që po përdoren për të paguar veten. Uën ju pyeta për pronarët përfitues
Rama: Ju shqiptarëve i keni thënë organizata kriminale ka grabitur 430 mln. Po dherat 45 mln, më dhe fjalën. Ju jeni një turp aritmetik dhe katastrofë morale ambulante që lëviz në Shqipëri
Fraksion.com