AktualitetPolitikëTë fundit

Debati në Komisionin Hetimor me Jorida Tabakun, momenti kur Rama bën kryqin

Kryeministri Edi  Rama u përfshi në një debat me kryetaren e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabakun, pasi kjo e fundit insistonte te shifra 430 mln euro si vlerë e kontratave të inceneratorëve.

Me një pamje të habitur nga ato që po thoshte Tabaku, në një moment Rama ka bërë edhe kryqin.

Kujtojmë se kryeministri Rama po dëshmon në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku po u përgjigjet pyetjeve të anëtarëve të opozitës dhe mazhorancës. Që në fillim ka pasur debate, ku Rama i ka bërë disa herë korrektime kryetare së komisionit Jorida Tabaku që të mos i bëjë pyetje në bazë të opinioneve të saj, por në bazë të fakteve dhe dokumenteve që ekzistojnë.

Rama tha se është këtu për t’u përgjigjur me fakte dhe jo për të dëgjuar spekulimet e opozitës që i transferon debatet nga kuvendit dhe deklaratat televizive në një komision hetimor që duhet vetëm të bëjë pyetje pa opinione.

Kryeministri tha se qeveria ka dhënë mbështetje të plotë që të zbardhet e vërteta, por që nuk und të pranojë që ky komision të bëjë rolin e gjykatësi me spekulime. I pyetur për procedurat e pasakta lidhur me inceneratorët, Rama tha i prerë se “Makineria shtetërore ka bërë perfekt punën në vendimmarrje”.

 

Fraksion.com