Bllako: Kam dëshmuar në SPAK, nuk shkel sekretin hetimor
Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako u thirr për të dëshmuar në mbledhjen e komisionit hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve.
Bllako tha se “kam dhënë një dëshmi të plotë shteruese për 5 orë pranë përfaqësuesve të Prokurorisë së Posaçme. Në përfundim të dëshmisë jam bërë me dije se çdo gjë që unë kam deklaruar përbën sekret hetimor madje nuk jam lejuar të marr asnjë kopje të procesverbalit të ciline kam firmosur dhe dorëzuar atë ditë”.
“Ndaj edhe në sajë të praktikë së shëndetshme ligjore të vendosur nga ky komision jam në kushtet e pamundshmërisë për të dëshmuar çka di në lidhje me këto procedura duke qenë se çfarë di e kam dëshmuar pranë atij organi”, theksoi Bllako.
Ballako u shpreh se “jam i gatshëm të nënshkruaj edhe deklaratën përkatëse, por do ju lutesha të bëja disa sqarime, në lidhje me disa të pavërteta që kanë përbaltur emrin tim përgjatë katër muajve”.
Ai shtoi se “do të doja të isha thirrur për të dëshmuar para se të kisha dhënë një dëshmi para organit të akuzës, por kjo nuk u realizua”.
Fraksion.com