Life StyleTë fundit

Balina Bodinaku flet për debatin me Fifin ku këngëtarja humbi ndjenjat në transmetim live

Opinionistja e “Big Brother VIP Albania”, Balina Bodinaku ka komentuar momentin kur Fifi humbi ndjenjat brenda shtëpisë si pasojë kjo e debatit që ato patën me njëra-tjetrën.

Gjatë një interviste për “Shqipëria Live”, Balina u shpreh se ky ishte momenti më i vështirë, pasi sipas saj, ishte rast më kompleks seç dukej. Balina Bodinaku gjithashtu tha se nuk do të ndryshonte asgjë nga kjo situatë sepse ajo çfarë tha ishte vetëm një analizë ose koment për atë çka ajo kishte parë në shtëpi.

“Ka pasur disa momente të vështira. Do veçoja situatën me Fifin. Sepse ishte shumë herë më komplekse sesa thjesht një debat apo përplasje mendimesh të ndryshme. Ishte një situatë që përfshinte edhe një gjendje shëndetësore. E ndodhur papritur në një transmetim ‘live’. Ka qenë një rrëmujë ndjesish. Ne momentin e parë nuk e kuptova qartë. Në ato pak sekonda duhet të mblidhja mendimet dhe sigurisht që ndihesh keq. Pasi edhe ai person u ndje keq në përballje me ty.

Unë mendoj që nuk do kisha ndryshuar asgjë, sidomos tani që jam më e qartë për atë çfarë ndodhi dhe çfarë realisht kisha thënë. Ishte thjesht një analizë një koment që unë kisha parë në shtëpi. Ne si opinionist atje nuk është se ishim gjykatës. Ne nuk gjykonim njeri” – u shpreh Balinda Bodinaku.

 

Fraksion.com