AktualitetPolitikëTë fundit

Veliaj: Kam respektuar ligjin e miratuar nga PD, për një Tiranë të pastër dhe jo me plehra si e gjeta

Komisioni hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane nën drejtimin e kryetares Jorida Tabaku nisi sot seancën me pyetje të dëshmitarëve.

Kryetar i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, u paraqit sot në komision për të dhënë dëshminë e tij në lidhje me inceneratorin e Tiranës.

Ne lidhje me pyetjen kur e keni nis detyrën, kam marrë detyrë si kryetar i bashkisë në vitin 2015.

“E kam filluar këtë detyrë si kryetar i bashkisë në vitin 2015 dhe një nga gjerat e para që kam hasur ka qenë një emergjencë mjedisore tashmë të shpallur nga qeveria sidomos për çështjen e plehrave në Tiranë”, tha ai.

I pyetur nëse njihej me shtetasit Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe stela Gugallja, Veliaj u shpreh se i kam parë në fotografi më Gert Bogdanin që ishte në atë kohë ish-drejtuesi e marrëdhënieve me jashtë në PD.

“Nuk kam bërë asnjë udhëtim me këta persona por jam informuar nga portalet dhe mediat për udhëtimin e tyre me zyrtarë të PD-së. Nuk kam kryer asnjë diskutim për kontrata, siç dhe pohova jam njohur nga mediet për udhëtimet e këtyre personazheve me zyrtarë të PD-së”, tha ai.

Tabaku e ka pyetur kryebashkiakun se në 27.3.2017, kërkesës së Bllakos për inceneratorin e Tiranës jeni shprehur po. Cila pikë e ligjit për qeverisjen vendore ua autorizon ta bëni këtë si kryetar i bashkisë Tiranë.

Veliaj u përgjigj se, “më autorizon pika 12 e nenit 21 e ligjit Nr. 10463, datë 22.9.2011 i qeverisë Berisha për menaxhimin e integruar të mbetjeve i ndryshuar. Dhe pika 12 thotë se kryetarë e Njësive të Qeverisjes Vendore janë përgjegjës për administrimin e mbetjeve që krijohen brenda territorit të tyre administrativ”.

“Kam zbatuar një ligj që shumica juaj ka miratuar në Parlament dhe i kam qëndruar kësaj detyre për një Tiranë të pastër dhe asaj që gjeta me plehra në fillim”, theksoi Veliaj.

“Me autorizon, ligji i qeverisë Berisha qe parashikon se kryetarët e qeverive të njësive vendore, janë përgjegjës për realizimin e detyrave në territorin e Bashkive. Pra më autorizon ligji për mirëmbajtjen e qytetit të Tiranës”, shtoi Veliaj.

Më tej, ai tha se “në përgjigje të shkresës suaj për procedurat koncensionare ju bëj me dije se bashkia Tiranë, nuk flas për qarkun. Më keni vënë atribute që nuk i kam”.

“Unë them vetëm jam në parim me studimin. Ky Mavria (Isa Sakja) shkon në detaje dhe thotë që marr përsipër detyrimet që janë për bashkinë Kavajë. Në dallim nga kryetarët e bashkisë së Vorës dhe Kavajës, 106 këshilli bashkiak i thotë ngarkohet kryetari i bashkisë së Tiranës për angazhimi. Kryetar Aldrin Dalipi që është dhe kryetar i qarkut. Ndërkohë bashkitë që drejton PD i përgjigjen vetë”, sqaroi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj gjatë dëshmisë së tij në Komisionin për Inceneratorët i ka kujtuar Jorida Tabakut aferën te Sami Frashëri, ku u provua edhe nga Gjykata se akuzat ishin shpifje.

“Për çdo pretendim për shpifje të kam mundur dhe do të të mund në Gjykatë”, tha Veliaj

Tabaku u shpreh se “nuk më ke mundur dhe s’ke për të më mundur asnjëherë, në mënyrë absolute asnjëherë”

“Të nxori gjykata shpifëse për Sami Frashërin. Kontraktori i Sami Frashërit është dhe kontraktori i vilës tënde. Gjykata provoi që kisha të drejtë. E di që je dhe te Kodra e Diellit. Është e pandershme më ke ftuar të dëshmoj dhe nuk po më le të dëshmoj”, deklaroi Veliaj.

Veliaj i tha Tabakut se është edhe në konflikt interesi. “Je ndërtuese pallatesh të ish-Fusha e Aviacionit,” – u shpreh Veliaj.

Tabaku e ka pyetur Veliajn lidhur me vendimin e Këshillit Bashkiak për dherat.

“ Lexo vendimin Nr.106 të Këshillit Bashkiak i cili është vetëm miratimi vjetor u buxhetit të shtetit i cili i thotë kryetarit te bashkisë Tirane që ti ke këtë buxhet vjetor, ku landfilli i Sharrës administrohet nga bashkia Tirane dhe nuk ka fonde për landifillin e Sharrës.  I kujtoj te gjithë qytetareve dhe anëtarëve te Komisionit, iu kujtoj se Erion Veliaj këtu nen dëshmi sapo bëri një deklaratë të rremë. Unë kam këtu vendimin Nr.106 të Këshillit Bashkiak te Tiranes i cili është për buxhetin e Tiranes, i cili siç gënjen z.Veliaj nuk e përmend landfillin e Sharrës. Është vendimi i cili miraton buxhetin vjetor. Këshilli Bashkiak i Tiranës ka një autoritet për të gjitha fondet e bashkisë Tiranë.  Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton fondet buxhetore, miraton detyrimet e bashkisë Tiranë”, u shpreh Tabaku.

Ajo shtoi se “Kryetari i Bashkisë nesër ikën nga bashkia. Këshilli Bashkiak mban përgjegjësi për angazhime 30 vjeçare qe ju i ke vendosur me atë shkrese buxhetit të shtetit duke ia ngarkuar bashkisë Tiranë për 30 vite.  Kjo është një kompetence e Këshillit Bashkiak e përcaktuar qartë në ligjin Nr. 139 të vitit 2015 të kësaj qeverie për kompetencat e Këshillit Bashkiak. Z.Veliaj në Nenin 59 të ligjit “Për organizmin e pushtetit vendor”, neni 54, serish  shkruhet shprehimisht “Këshilli Bashkiak është autoriteti përgjegjës për angazhimin e fondeve buxhetore në emër të Bashkisë Tiranë.  Kryetari i Bashkisë autorizohet me miratimin e buxhetit vjetor për shumën e buxhetit vjetor dhe për asnjë vlerë tjetër jashtë buxhetit.” Miraton programin buxhetor afatmesëm, i cili nuk e ka landfillin e Sharrës, nuk e ka koncesionin e Tiranës dhe nuk ka asnjë nga shumat buxhetore qe ju në kundërshtim me ligjin e keni angazhuar. I ke shtuar 45 mln koncencionarit të Tiranës. Ku është vendimi i Këshilli Bashkiak që kë miratuar tarifat”.

Veliaj në përgjigje të pyetjes nga Tabaku, thekson se ne i bëjmë punë 30% më pak se Basha.

“Në dallim nga Lulzim Basha i cili thoshte e mora vetë vendimin. Ja ku e keni (duke ia treguar fizikish). Ne nuk jemi dopjo standard. Nuk ka nevojë për vendim të Këshillit Bashkia se ka vetëm një vend ku çohen plehrat në Tiranë. Ka një vendim të Këshillit Bashkia për të gjitha detyrimet tona”, tha ai.

Duke iu drejtuar Veliajt, Tabaku u shpreh se i ke shtuar 45 milion euro koncesionarit të Tiranës, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

“ Këto emra mos mi përmend mua, janë të PD-së. Lulzim Basha e kishte 37 euro tonin pa Këshill Bashkia dhe i thotë Sali Berishës me jep 37 euro tonin. Ne po e bëjmë 30% më pak. Lulzim Basha me kunatin krijuan si t’u merrni njerëzve kanaçet. Përgjigja ime është kjo” Në çdo pastrim të Tiranës e bëjmë 30% më pak se Luli. Në dallim nga Luli i merrte vendimet vetë”, tha Veliaj.

Po ashtu Velia akuzoj kryetaren e komisionit Jorida Tabaku se jeni përfituese e lejes së ndërtimit në Tiranë. Nëse jo ju, familja.

 

Fraksion.com