AktualitetTë fundit

Tunele të nëndheshme për të vjedhur bankën në Tiranë

Është parandaluar në kohë tentativa për vjedhje e një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, duke përdorur tunele të nëndheshme, një skemë që i ngjan filmave aksion.

Zbulohet tentativa për vjedhjen e një banke në Tiranë, që të kujton serialin e famshëm të Netflix “La Casa de Papel”. Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Zogu I”, pranë Ministrisë së Drejtësisë. Bëhet fjalë për zonën ku po kryen punime nga bashkia ku ndodhen tunelet e ujërave. Nga ana e policisë janë zbuluar tubacionet e dëmtuara dhe gërmimet e kryera për të mbërritur tek banka ku ishte planifikuar të kryhej grabitja.

Falë reagimit të Policisë, parandalohet tentativa për vjedhje në një bankë të nivelit të dytë, duke përdorur tunele të nëndheshme.

Shërbimet e Policisë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në bulevardin “Zogu I” po kryheshin gërmime, duke përdorur tunele të nëndheshme, me qëllim depërtimin në ambientet e brendshme të një banke të nivelit të dytë, falë reagimit të menjëhershëm, kanë bërë të mundur parandalimin e vjedhjes në bankë.

Shërbimet e Policisë janë duke kryer hetime të thelluara me qëllim identifikimin, kapjen e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit” kryer në bashkëpunim.

 

Fraksion.com