“Të etura për…”; Arbana Osmani flet për herë të parë për Donald Veshajn
Arbana Osmani u përgjigj publikisht për lajmet e përhapura në disa media rozë, se ka një konflikt me Top Channel dhe Donald Veshaj, pasi ky i fundit nuk fitoi Big Brother Vip. Moderatorja e BBV, shprehet se në disa portale, po keqpërdoren fjalët e produksionit, për të nxitur një konflikt, që nuk ka ekzistuar asnjëherë, me asnjë konkurrent të BBV.
“Po shoh që në mediat online të etura për klikime që po keqpërdoret çdo deklaratë, status, koment i bërë nga produksioni i Big brother Vip, duke i konsideruar kunja dhe iniciuar një konflikt që nuk ekziston dhe nuk do të ekzistojë ndonjëherë.
Unë dhe stafi i Top Channel i jemi falënderues dhe mirënjohës çdo konkurrenti në këtë Big Brother, aq më tepër Donaldit, i cili na ka dhuruar emocione pafund.
Big Brother ka përfunduar dhe bashkë me të uroj të mbarojë shpejt edhe vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm kundër nuk kanë qenë, nuk janë dhe nuk do të jenë ndonjëherë”, shkruan Osmani në instagramin e saj.
Pas fitores së Ilir Shaqirit, në rrjet u panë lajme të cilat shkruanin se Donaldi jo vetëm nuk e ka pranuar humbjen, por edhe se ai së bashku me vëllain e tij, kanë hequr dorë nga emisioni “Me lini të flas”, që do të transmetohej në Top Channel. Në lidhje me këtë të fundit, e vërteta nuk dihet ende.
Fraksion.com