AktualitetPolitikëTë fundit

Presion nga Rama për të kaluar në Këshillin e Ministrave 17 procedurat brenda një dite? Agaçi: Vendimi është marrë në një mbledhje normale

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi po dëshmon në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, ku ka mohuar se ka njohje me Klodian Zoton, Mirel Mërtirin dhe Stela Gugallja. Po ashtu ai theksoi se Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar projekt-aktin për koncesionin në incenetatorin e Elbasanit.

Agaçi: Në lidhje me këtë mendim të Agjencisë së Prokurimit Publik dhe në vijim të procedurave, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për autorizimin e procedurave, ky fakt nuk është i vërtetë. Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar kurrë projektaktin që ju iu referuat. Ky akt nuk është propozuar kurrë për shqyrtim dhe nuk është miratuar. Nuk ekzistion ky vendim qeverie dhe është e thjeshtë për të vërtetuar këtë të pavërtetë që është thënë me muaj.

Tabaku: Me të cilin akt është përcaktuar autoriteti kontraktues?

Agaçi: Vendimi për dhënien e miratimit për sigurimin e nevojshëm të kontratës së koncesionit për inceneratorin e Elbasanit. Vendimi ka vetëm dy pika, për dhënien e miratimit për sigurimi e financimit të nevojshëm të koncesionit për inceneratorin e Elbasanit dhe ngarkohet Ministria e Mjedisit dhe e Financave për zbatimin e këtij vendimi. Këtë vendim ka miratuar Këshilli i Ministrave.

Tabaku: Në pikën 6 thotë se autoriteti kontraktues, ka shpallur procedurën për dhënien me negocim për dhënie koncesioni të përzier. Me cilin akt ka filluar kjo procedurë?

Agaçi: Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave nuk ka kompetencë në ligjin për koncesionet dhe ligjin për PPP dhe Prokurimet Publike. Vlerësimi i që i bëhet një akti që paraqitet në Këhsillin e Ministrave është që të ketë autorizimin ligjor. Një akt që paraqitet për shqyrtim duhet të përmbajë disa elementë, relacionin e aktit, i cili do përmbushë disa kritere të caktuara dhe në relacion janë shpjeguar… Një tjetër e pavërtetë është që Sekretari i Përgjithshëm harton projektvendime dhe nuk harton Ministritë propozuese që hartojnë një projekt-akt kanë një template që duhet të shpjegojë kush është qëllimi, objektivat e me radhë. Kur akti ka këto elementë, paraqitet për shqyrtim në Këshillin e Ministrave. Pastaj janë modalitet e zhvillimit të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Ministrat, çështja e radhës e rendit të ditës, propozohet, kalon në fazën tjetër të shqyrtimit, ku  ministrat ftohen të shprehin mendimet e tyre. Nëse ka kundërshti apo problematika, Ministri propozues jep sqarimet  nevojshme dhe më pas kalon për votim. Ministrat janë të lirë të votojnë pro, kundër apo abstenojnë. Me vendimin në fjalë nuk ka patur asnjë kundërshtim, mendim kundër dhe vendimi është miratuar në unanimitet.

Tabaku: Në Këshillin e Ministrave ka kaluar një akt për miratimin paraprak të financimit të një kontrate për të cilën ne nuk kemi dijeni që ka filluar një procedurë. Ju na sqaruat që pati vendimmarrje në Këshillin e Ministrave edhe pse nuk ka një procedurë të tillë.

Agaçi: Vendimmarrja kalon në dy faza për financimin e kontratatve, kalon në Ministrinë e Financave dhe në rastin në fjalë ky financim për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, ishte parashikuar që në nëntor 2017, më vonë filloi procedura në Ministrinë e Financave dhe konfirmoj deklaratën e z.Cani dhe vjen miratimi paraprak për financimin e kontratës dhe autoriteti kontraktor paraqet draft-projektin në Këshillin e Ministrave. Unë nuk thash që vendimi nuk ka bazë ligjore, mungon miratimi paraprak i Ministrisë së Financave, në raste e financimit ët kontratave, detyrimi ligjor që ka Këshilli i Ministrave, të miratojë vetëm kur Ministria e Financave sjellë miratimin paraprak. Vendimi për sigurimin e financimit kishte mendimin pro paraprak të Ministrisë së Financave dhe kishte bazë ligjore të saktë. Pastaj pse kjo kontratë erdhi në Këshillin e Ministrave, ligji nuk autorizimin Sekretarin e Përgjithshëm të ketë kompetencë propozues aktesh, aktet propozohen nga Ministrat propozues.

Tabaku: Ju besoj i keni procesverbalet e këtyre mbledhjeve, kam nisur kërkesë, do shpresoja t’i vendosen në dispozicion komisionit

Agaçi: Në fillim të pyetjeve të mia e konfirmova që ka ardhur kërkesa juaj edhe pse pas orarit zyrtar, e kam deleguar për ndjekje por jam i detyruar të respektoj procedurën për aktet që konsiderohen konfidenciale dhe i është deleguar autoritet kompetent që do më përgjigjet shpejt që të më autorizojë për modalitet e dorëzimit të procesverbalit të asaj date. Do ta keni në kohë shumë të shpejtë.

Tabaku: Po marr një procedurën duhej të rrinte 7 ditë për t’u diskutuar, ka kaluar brenda një dite. Të gjitha procedurat mbyllen një ditë para Këshillit të Ministrave, keni patur presion nga Rama për të kaluar këtë?

Agaçi: I jam përgjigjur, do ishte mirë mos abuzoni me kohë. Ai vendim është marrë në një mbledhje të zakonshme të Këshillit të Ministrave.

Tabaku: Në gjykimin tuaj, një kontratë  e lidhur në mënyrë të paligjshme, financimi i saj është i ligjshëm?

Agaçi: Çdo lloj opinioni që ne mund të japim, do të ishte një ndërhyrje në autonomin ë enjë procesi hetimor. Këshilli i Ministrave, me një kontratë të hyrë në fuqi me nënshkrimin e palëve, ka marrë një vendim të drejtë.

Tabaku: Sot në media jemi njohur për udhëtime të dy ministrave vendimmarrës në këtë procedurë koncesioni me pronarët Mërtirin dhe Zoton. A keni qenë ën dijeni për njohjet e tyre dhe a keni informuar Ramën?

Agaçi: Unë jam këtu në cilësinë e sekretarit ët përgjithshëm të Këshillit të Ministrave dhe do të dëshiroja që pyetjet të përqendrohen brenda kuadrit ligjor për të cilat kam kompetencat.

Tabaku: A keni kërkuar procedurë për inspektimin financiar, a ka kërkuar kryeministri një procedurë të tillë për fillimin e inspektimit financiar?

Agaçi: Nëse kjo do ndodhte do ishte kalim kompetencave dhe antiligjore. Ka institucione që ligji i njeh për të bërë inspektimi.

Tabaku: A ka patur kërkesë nga kryeministri për inspektimin financiar të inceneratorit të Elbasanit?

Agaçi: Këtu jam për t’u përgjigjur për aktivitetin tim personal brenda tagrit që më njeh ligji.

Tabaku: Keni kërkuar ju një procedurë të tillë?

Agaçi: Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave ka kompetencat e tij.

Presion nga Rama për të kaluar në Këshillin e Ministrave 17 procedurat që u miratuan brenda një dite? Agaçi: Vendimi është marrë në një mbledhje normale

Në dëshminë  e tij në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave ka mohuar se ka patur presion nga Kryeministri Edi Rama për 17 procedura të kaluara brenda një dite në gjithë institucionet që duhet të jepnin një përgjigje, një ditë para se të mbahej mbledhja e Këshillit të Ministrave dhe të miratohej aty draft kontrata për inceneratorin e Elbasanit.Tabaku: Pyetja ishte që deputeti Boci ka bërë prezantim të 17 procedurave të kryera një ditë më parë se mbledhja e KM, a keni pasur presion për ta kaluar këtë se 17 procedura janë kryer një ditë para mbledhejs së KM, ku ka shkuar një draft kontratë në gjithë institucionet është dhënë mendim është reflektuar ndryshimi është kryer një procedurë që shqetësimi është për këto akte të kryera brenda ditës keni pasur ndonjë nxitim për ta sjellë mbledhjen e KM në ditën e nesërme?

Agaçi: Në administratën publike dhe tani që flasim zhvillohen me qindra procedura. Doja t’u kujtoja kompetencat ligjore të zyrës që unë përfaqësoj, nuk përgjigjem dot për asgjë tjetër që është jashtë funksioneve të mia.

Tabaku: Po marr njërën prej procedurave duhettyë rrinte 7 ditë për tu konsultuar mes palëve por mbyllet brenda ditës, kemi konstatuar raste të tjera të kalimit të VKM me draft kontrata që kanë kaluar në Këshillin e Ministrave për procedura të tjera të ngjashem që kanë zgjatur nga 9 ditë me muaj në këtë rast mbyllen brenda një dite, keni pasur presion nga Rama për ta kaluar këtë?

Agaçi: E konsideroj të konsumuar këtë pyetje e u përgjigja, mos abjuzoni me kohën të insistoni një pyetje që ka marë përgjigje. Ai vendim është marë në një mbledhje të zakonshme të Këshillit të Ministrave.

 

Fraksion.com