AktualitetTë fundit

Peleshi: KFOR, mision i rëndësishëm për mbajtjen të sigurt të gjithë Ballkanit Perëndimor

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilloi një takim me komandantin e KFOR-it, në Kosovë, gjeneralmajor Ferenc Kajári

Peleshi u shpreh se, KFOR është një mision i rëndësishëm, jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbajtjen e një ambienti të sigurt në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Peleshi theksoi se, kontributi i vendit tonë, siç e kemi shprehur edhe më parë do të shtohet, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë që ka për Shqipërinë.

“Nga takimi me Komandantin e KFOR-it, në Kosovë, gjeneralmajor Ferenc Kajári. KFOR është një mision i rëndësishëm, jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbajtjen e një ambienti të sigurt në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kontributi i vendit tonë, siç e kemi shprehur edhe më parë do të shtohet, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë që ka për Shqipërinë”, theksoi Peleshi.

 

Fraksion.com