Life StyleTë fundit

Lori Hoxha reagon për herë të parë pas finales së BBV!

Producentja e “Big Brother VIP Albania”, Lori Hoxha, ka bërë një postim në rrjete sociale, të cilin ndjekësit e kanë marrë si një përgjigje në lidhje me situatën e aktorit Donald Veshaj.

Binjakët Veshaj i kanë bërë unfollow Lorit në Instagram dhe kanë fshirë nga profilet e tyre emisionin që iu bë dhuratë nga produksioni i Top Channel, i titulluar “Më Lër të Flas”.

“Nëse ju ofrohet një vend në një anije kozmike, mos pyesni se çfarë ndenjëse. Vetëm hipni. Mirënjohëse që isha pjesë e këtij rrugëtimi dhe krenare për të gjithë ata që e bënë këtë të ndodhë. Në vijim të gjërave më të madha dhe më të mira” shkruan Lori në postimin e saj.

 

Fraksion.com