AktualitetTë fundit

Kamera sigurie që lexojnë targat në çdo zonë ‘të nxehtë’ të Tiranës, nis montimi i tyre në kryeqytet

Policia e Shtetit, ka nisur instalimin e kamerave të sigurisë të teknologjisë së fundit, të cilat do të bëjnë të mundur leximin e targave të makinave.

Aktualisht instalimi i kamerave të sigurisë po behet tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, ndërsa pritet që të shtrihet në të gjithë territorin e vendit.

Pikat ku do të vendosen kamerat, do të jenë në ambiente publike dhe kryesisht në zona të njohura si pika ‘të nxehta’ në çdo qytet.

Instalimin e kamerave të sigurisë të teknologjisë së fundit  ka për qëllim parandalimin dhe zbulimin e ngjarjeve kriminale në vend.

 

Fraksion.com