Donaldi i veshur si ‘Spiderman’, Iliri duke kërcyer me Sara Hoxhën, dalin pamjet nga festa e VIP-ave të Big Brother (FOTO)
Përfundimi i Big Brother Vip është shoqëruar me një festë të organizuar nga Top Chanel, pjesë e së cilës kanë qenë ish-konkurrentët dhe stafi i kësaj mediaje.
Në pamjet e publikuara, shihen momente nga kjo festë. Iliri, shihet duke kërcyer me Sara Hoxhën. I pranishëm ka qenë edhe Donaldi, i veshur si “Spiderderman”, personazhin e tij të preferuar, e bashkë me të ka qenë edhe i vëllai Romeo, që kanë performuar në skenën e provizuar, duke hedhur kështu poshtë zërat për një hatërmbetje.
Einxhel është parë në shoqërinë e Dj Dagz, të dashurit të ri, romancë e cila nisi brenda ambienteve të shtëpisë.
Dj PM, është parë me Sarën. Ata nisën një lidhje dashurore gjatë konkurrimit. Në mesin e personazheve të ftuar ishin padyshim, Beniada, Arjola, Monika, Arbri, Arditi, Graniti, Sabiani dhe shumë të tjerë, që shijuan jo pak këtë festë madhështore.
Fraksion.com