“Cili e mori vendimin?”; Veliaj nxjerr shkresën e kryebashkiakut të PD: Jam pro inceneratorit
Kryetarët e zgjedhur nga PD kanë shprehur pëlqimin për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës.
Kështu deklaroi kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor.
Sipas Veliajt kryebashkiaku i Vorës Isa Sakja, i zgjedhur nga PD e drejtuar nga Lulzim Basha, ka bërë edhe një shkresë ku jep pëlqimin për inceneratorin dhe merr përsipër çdo detyrim.
“Ai shkon edhe më tej, ku jo vetëm jep pëlqimin, por shpreh gatishmërinë për të plotësuar çdo nevojë dhe paguar çdo kosto me qëllim realizimin e kësaj kontrate”, tha Veliaj duke lexuar shkresën e kryebashkiakut të Vorës.
“Bashkia Kavajë ne përputhje me kontratën e Koncensionit date 31.08.2017, mes koncensionarit Integrated Energy BV SPV” dhe Ministrisë se Mjedisit “Për ndërtim Landfilli Inceneratori dhe rehabilitim i vend-depozitimeve ekzistuese Tirane dhe prodhimin e energjisë elektrike” në mënyre te parevokueshme dhe pa kushte pranojmë dhe deklarojmë se bashkia Kavajë është vënë ne dijeni dhe ka pranuar, ka kuptuar te gjitha te drejtat dhe detyrimet që dalin nga kontrata dhe anekset e saj për bashkinë dhe sa më sipër:
Angazhohemi për të gjitha detyrimet qe rezultojnë si te tilla, për bashkime Kavajë, duke përfshirë, por pa u kufizuar ne kryerjen e te gjitha pagesave për depozitimin dhe përpunimin e mbetjeve, sipas çmimit 29 Euro për ton pa TVSHI dhe konform aneksit përkatës, përgjatë gjithë kohëzgjatjes se marrëveshjes, ose çdo çmimi te modifikuar, konform dispozitave të kontratës. Angazhohemi për të kryer të gjitha veprimet, dhe të përmbushim te gjitha detyrimet, që rezultojnë nga kontrata, përfshirë gjithashtu pa u kufizuar dhe asistencën ne procedurat e lidhura me ndërtimin dhe funksionimin e veprave ( ashtu siç definohen ne kontrate), proceset e shpronësimit dhe angazhohemi të shmangemi nga çdo veprim qe shkon kundër dispozitave te kontratës, frymës se saj dhe anekseve te kontratës”, thuhej në shkresën e nxjerrë nga Veliaj.
Fraksion.com