AktualitetBota+Të fundit

Pamjet që po bëjnë bujë në SHBA: Policia shtrin në tokë dhe prangos të riun me ngjyrë, adoleshentin e bardhë e lë të lirë në divan

y adoleshentët amerikanë që u përleshën në qendrën tregtare “Bridgewater” në New Jersey janë ndarë me shpejtësi nga policia. Njëri prej tyre u hodh menjëherë në dysheme dhe u prangos, ndërsa tjetri u arrestua me butësi.

Nisur nga videoja që po qarkullon në rrjetet sociale, sherri ka nisur nga djaloshi i bardhë. I pari i drejtoi gishtin adoleshentit me ngjyrë, i pari i hyri në fytyrë dhe i pari e shtyu.

Në momentin kur është shfaqur policia, i bardhi ka qenë i shtrirë mbi adoleshentin me ngjyrë, raporton cnn.

Policia nuk ka mundur të shohë fillimin e sherrit, por nuk ka mundur të mos shohë se i bardhi ishte shtrirë mbi personin me ngjyrë dhe se e godiste. Pavarësisht kësaj, ata e shtynë djalin e bardhë në divan, duke e lënë aty të shikonte me qetësi teksa e hodhën në dysheme një 14-vjeçar me ngjyrë, i vunë prangat dhe e arrestuan.

Sipas autorit të videos, policia e ka mbajtur në pranga djalin edhe për gjysmë ore. Ndërkohë, djali i bardhë arriti të ngrihet nga divani dhe të drejtohet pa e vënë re as policia, gjë që shihet në video.

Adoleshenti i bardhë, shkruan autori i videos, nuk është ndaluar as pas përfundimit të regjistrimeve dhe as nuk është vënë në pranga në asnjë moment.

Djali më vonë e konfirmoi këtë për gazetarët vendas, të cilëve u tregoi se gjithçka që i kishte thënë policia ishte “Rri aty”.

 

Fraksion