“Opozita shumë shpejt do jetë më e fortë”; Meta: Nuk ka më asnjë sekondë pushim pas 24 korrikut
Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se pas 24 korrikut do t’i kthehet jetës politike, kohë e cila përkon për mbarimin e mandatit të presidentit.
E tillë ka qenë dhe deklarata e sotme në RTSH, e presidentit.
Meta tha se opozita do të rikthehet fuqishëm, duke theksuar se angazhimi i tij në të ardhmen do të jetë për rikthimin e sovranitetit. “Kemi humbur shumë kohë në këto 8 vite. Opozita shumë shpejt do të jetë më e fortë sesa e mendojnë. Ndjenja e shqiptarëve për të reaguar ndaj një arrogance që synon t’i largojë nga vendi është e jashtë zakonshme. Ata kanë pasur një problem sepse nuk kanë pasur lidership, por tani gjerat po ndryshojnë. Unë mezi po pres 25 korrikun. Shqipëria ka humbur kaq shumë kohë, saqë ne nuk do kemi kohë për të pushuar. Angazhimi im në të ardhmen do të jetë për rikthimin e sovranitetit dhe që nuk do të ndryshohet kushtetuta me 140 deputetë, por me referendum. Kjo do të arrihet shumë shpejt. Nuk ka më asnjë sekondë pushim pas 24 korrikut”, -pohoi ai.
Fraksion.com